Takimi i Komitetit të Mbrojtjes Civile të qarkut
Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut z. Odise Kote u zhvillua takimi i Komitetit të Mbrojtjes Civile të Qarkut me tëmë: “Mbi masat që duhet të merren për parandalimin, mbrojtjen dhe përgjigjen ndaj situatave të mundëshme emergjente të natyrave të ndryshme gjatë stinëve pranverë-verë 2024, dhe intesifikimi i punës për hartimin e dokumenteve strategjike në fushën e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qarku.” Në takim morën pjesë anëtarët e KMC së Qarkut, kryetarë dhe n/kryetarë nga bashkitë e qarkut, përgjegjësa të EC dhe MZSH nga Bashkitë e Qarkut.
Prefekti i Qarkut z. Kote ka kërkuar nga të shtatë bashkitë e Qarkut, degët territoriale dhe gjithë strukturat përgjegjëse, që të hartohen Plane tē detajuara veprimi, të merren masa organizative dhe operative për parrandalimin e fenomeneve e ngjarjeve gjatë periudhës pranverë – verë, stinë që përkojnë me ecurinë dhe kulmin e sezonit turistik në rajon.
Prefekti i Qarkut z. Kote në fjalën e tij i kushtoi vëmëndje të veçantë hartimit të dokumenteve të Vlerësimit të Riskut në nivel vendor, Strategjisë Vendore të Vlerësimit të Riskut dhe Planit të Emergjencave Civile, të harmonizuara me Planin Kombëtar të Emergjencave Civile. U kërkua qē dokumentet të miratohen në çdo Këshill Bashkiak deri në 20 nëntor 2024.
Nga pjesmarësit në takim pati diskutime mbi procesin e hartimit të dokumenteve.
Në fund të takimit nga Prefekti i Qarkut u caktuan për çdo bashki detyra konkrete për hapat që duhet të ndiqen në hartimin e dokumenteve, si një detyrim ligjor dhe prioritet i Qeverisë Shqiptare.