Takim me Ambasadorin e Azerbajxhanit Anar Hùseynov
Bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta në lëmi të turizmit, agrobiznesit dhe trashëgimisë kulturore.
Me Ambasadorin e Azerbajxhanit Anar Hùseynov, mik i çmuar i Shqipërisë dhe i Gjirokastrës, biseduam për vlerat që lidhin e bashkojnë dy popujt tanë, identifikuam fusha tē ndërsjellta bashkëpunimi ekonomik, në lëmi tē arsimit, të turizmit e trashëgimisë kulturore.
E informuam Ambasadorin për resurset ekonomike të Qarkut Gjirokastër, prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe mundësitë e shanset për bashkëpunim kreativ me interes reciprok.
Azerbajxhani me investimin e gazsjellësit kontinental që kalon nëpër Shqipëri është një investitor i rëndësishëm i ekonomisë tonë.