Festë për nderimin e rilindasve të mëdhenj
Prefekti i Qarkut z. Odise Kote së bashku me Kryetarin e Qarkut Dino Selimi dhe Kryetarin e Bashkisë Flamur Golemi ishin pjesë e festës për nderimin e rilindasve të mëdhenj, që luftuan me pushkë e me penë, Çerçizin, Bajon, Mihal Gramenon e Zemanin me shokë, si dhe të Luftës Epope të Mashkullorës.
Më 18 mars 1908 forcat turke nisën sulmin kundër çetës së Çerçiz Topullit. Pavarësisht numrit shumë herë më të madh të ushtarëve osmanë, çeta e Çerçiz Topullit mundi të çante rrethimin. Kjo betejë njihet si Lufta e Mashkullorës dhe do të shënonte një hap tjetër në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, që shikonte edhe luftën e armatosur si mjet për të arritur qëllimet e veta politike.
Aksioni i i parë që bëri jehonë jo vetëm në Gjirokastër, por edhe përtej kufijve të Perandorisë Osmane, ishte vrasja e Bimbashit në shkurt të vitit 1908 nga çeta e Çerçiz Topullit. Bimbashi, Halil Musa Beu, ishte komandant i xhandarmërisë në Gjirokastër.