Aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote sëbashku me kryetarin e Këshillit të Qarkut z. Dino Selimi ishin pjesë e aktivitetit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, në ekspozitën personale të artistes Martha Goxhai, organizuar nga COD pranë Kryeministrisë & DRSHSSH Gjirokastër me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër.
Është tregues i pjekurisë demokratike, kulturore e sociale të një shoqërie të shëndetshme, – theksoi Prefekti Kote – mbështetja, inkurajimi dhe ndihma ndaj kësaj kategorie që janë fëmijët, djemtë dhe vajzat tona. Ndaj Institucionet shtetërore përveçse se e kanë detyrim ligjor e kanë dhe një detyrim të madh moral, intelektual, qytetar e shoqëror.
Prindërit e artistes me aftësi ndryshe, Martha Goxhai, veç falenderimit për Institucionet, shprehën vlerësim e mirënjohje për të gjithë miqtë e shokët e Marthës që i qëndrojnë pranë që e mbështesin nê pasionet e saj duke ia bërë të bukur e të lumtur jetën!