Projekti “Solidar – bashkë për emergjencat shëndetësore”
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote mori pjesë në takimin e prezantimit të projektit “Solidar-bashkë për emergjencat shëndetësore” projekt i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Ambasadën Zviceriane.
Të pranishëm ishin përfaqësues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, drejtues të spitaleve bashkiake Tepelenë, Përmet si dhe përfaqësues të QSH të bashkisë Memaliaj dhe Këlcyrë.
Qëllimi i këtij projektit është forcimi dhe trajnimi i kapaciteteve të shërbimit parësor për emergjencat shëndetësore konkretisht në spitalet bashkiake Tepelenë dhe Përmet si dhe në QSH të bashkisë Memaliaj dhe Këlcyrë.
Prefekti i qarkut z. Kote u shpreh për rëndësinë e këtij projekti që do të forcojë shërbimet e emergjencës shëndetësore e mjekësore si dhe do të ndikojë në forcimin e përfshirjes së komunitetit në emergjencat shëndetësore.
Në vijim, do të zhvillohen takime në vazhdimësi për informimin më të detajuar për implementimin e projektit SOLIDARË.