Qeverisje më e mirë në shërbim të qytetarëve
Vendimarrje ligjore, pjesëmarje, informim dhe transparencë për qeverisje të mirë në shërbim të qytetarëve!
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise Kote organizoi takimin e rradhës me kryetarët dhe sekretarët e këshillave bashkiakë me qëllim rritjen e cilësisë së vendimmarrjes, informimin publik, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe
procedurën e verifikimit të akteve të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Problematikat e konstatura kërkonin trajnim e asistencë teknike për të qartësuar e standartizuar mënyrën e paraqitjes së akteve për verifikim të ligjshmërisë pranë Prefektit të qarkut, elementët formale dhe të përmbajtjes që këto akte duhet të përmbushin në zbatim të lëgjislacionit në fuqi, mbi bazën ligjore që duhet të zbatohet nga sekretarët e këshillave por edhe nga specialistë të tjerë pranë bashkive të Qarkut Gjirokastër.
Prefekti i Qarkut z. Odise Kote gjatë diskutimeve e vuri theksin në rolin e rëndësishëm që kanë këshillat bashkiakë në drejtim të qeverisjes së mirë duke u bazuar në disa parime si transparenca, përgjegjshmëria, informimi, dëgjesat publike dhe llogaridhënia.
Prefekti i Qarkut kërkoi angazhimin e kryetarëve dhe të sekretarëve të këshillave bashkiakë për të punuar me përgjegjshmëri në përditësimin e vazhdueshëm të njohurive si dhe azhornimin e tyre me legjislacionin në fuqi, në mënyrë që aktet e organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore të jenë në zbatim korrekt të ligjit.
Interesi publik: Shërbimi ndaj qytetarëve!