2024 – Viti i mbjelljeve dhe i kujdesit për pyjet
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë të Organit Këshillues pranë Prefektit të qarkut për vitin 2024.
Në fokus të takimit me tematikë “Viti 2024 – Viti i Pyjeve” ishte diskutimi i rëndësisë së mbarëvajtjes së Programit të Aktiviteteve të prezantuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe planifikimi në avancë për përmbushjen e Kalendarit të Aktiviteteve për Vitin e Pyjeve 2024.
Prefekti i qarkut theksoi në fjalën e tij se: “Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm i territorit dhe burimeve natyrore, edhe njëherë marrin përparësi të veçantë, si një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, në një kohë që edhe ruajtja e biodiversitetit është më e rëndësishme se kurrë. Prandaj planet e mbarështimit, mbajtja pastër e mjedisit dhe sensibilizimi i qytetarëve duhet të jenë një prioritet i të gjithë autoriteteve vendore të qarkut.”
Gjithashtu gjatë takimit është diskutuar dhe tematika vjetore e mbledhjeve të Organit Këshillues pranë Prefektit të qarkut.
Prefekti i qarkut theksoi domosdoshmërinë e propozimeve dhe diskutimeve të anëtarëve të Organit Këshillues në lidhje me temat e përcaktuara me parë, në funksion të realizimit të përgjegjësive të Prefektit të qarkut.
Në përfundim të takimit u miratua tematika e mbledhjeve të Organit Këshillues të Prefektit të qarkut dhe rregullorja për funksionimin e këtij organi.