80 vjet batalioni partizan Rinia “Baba Fejzo” Krahës, Memaliaj
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise Kote ishte pjesë e Nderimit dhe Mirënjohjes të veteranëve, familjeve të deshmorëve e pasardhësve të tyre , në përkujtim të 80 – vjetorit të krijimit të batalionit Rinia, Krahës Memaliaj, në 20 shkurt 1944.
Sëbashku me kryetarin e bashkisë Memaliaj, Albert Malaj, n/prefektin Avni Lala, n/kryetarin e Komitetit Kombëtar të veteranëve Benard Zoto, të Tepelenës Hasan Musta, i trevës Krahës Pelivan Hysi kujtuan sakrificat dhe trimërinë, gjakun e derdhur të djemve e vajzave të këtij batalioni për lirinē e Shqipërisë.
Batalioni partizan Rinia i dha nder e lavdi trevës së Memaliaj e Mallakastrës.
Lavdi Dëshmorëve të Atdheut.