Dita Botërore e Radios
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE, si një ish gazetar i medias lokale e ndërkombëtare, në Ditën Botërore të Radios, bashkë me kryetaren e AMA-s, Armela Krasniqi, u bë pjesë e aktivitetit në nderim të plejadës të gazetarëve e operatorëve që i dhanë frymë, shpirt e profesionalizëm Misionit të madh të informimit të publikut.
Radio Gjirokastra e më pas edhe radio të tjera private në rajon i dhanë zë shqetësimit qytetar,
pasurisë të trashëgimisë kulturore, folkut, polifonisë, muzikës e artit shqiptar.
Mirënjohje pakufi për të gjithë ata që punuan me zell, pasion e përkushtim ndër vite, kolegeve e kolegëve që vijojnë sot Misionin e shenjtë të gazetarit!
Fol shqip, këndo shqip, transmeto shqip me dashuri për Shqipërinë!