Komiteti Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave
Edukim dhe Bashkëpunim me të gjithë faktorët në luftë me fenomenin e trafikimit të qënieve njerëzore.
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE zhvilloi ditën e sotme takimin e parë të Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave në qarkun Gjirokastër për vitin 2024.
Në takim ishin të pranishëm anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik, drejtues e përfaqësues të organeve ligjzbatuese, pjesë e urdhërit të Prefektit të Qarkut për ngritjen e këtij Komiteti për vitin 2024.
Prefekti i Qarkut z.KOTE ka bërë analizën e punës njëvjeçare të këtij Komiteti për vitin 2023, duke vlerësuar angazhimin e drejtuesve të institucioneve pjesëmarrës të KRAT-it për uljen e fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore gjatë 2023 në krahasim me vitin 2022.
Në takim u miratua rregullorja e përmirësuar e funksionimit të Komitetit Rajonal Antitrafikim.
Prefekti i Qarkut, z. KOTE, në përfundim të takimit theksoi bashkëpunimin e mire ndërinstitucional midis institucioneve dhe la disa rekomandime si:
– rritjen e nivelit parandalues të fenomenit me pjesëmarrjen të të gjithë faktorëve;
– forcimin e veprimtarisë ligjore e institucioneve;
– rritjen e nivelit të koordinimit aktiv ndërmjet institucioneve publike dhe shoqerësë civile në zbatim të strategjisë së luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.