Takimi i Komitetit Rajonal të Zonave të Mbrojtura
Në takimin e Komitetit rajonal të zonave të mbrojtura të organizuar në Bredhi Hotovës Përmet, Prefekti i Qarkut Odise Kote kërkoi menazhim të integruar të sipërfaqeve, nivel të lartē mbrojtjeje, pastërti të krejt territorit dhe plane të detajuara për mikpritjen e vizitorëve vendas e të huaj.
Edukimi ligjor, sensibilizimi e ndërgjegjësimi, angazhimi i komunitetit, sistemit arsimor e pushtetit vendor për mbrojtjen e gjeomonumenteve natyrore, hidrike, malore etj është një nga prioritetet e punës të këtij Komiteti.
Pyjet, mbrojtja e bimësisë dhe flora e këtyre zonave u përcaktua si një tjetër prioritet i punës për AZM dhe të gjithë Nj. të qeverisjes vendore. Stina e verës kërkon edhe një qasje të re nē mbrojtjen e pyjeve – kullotave nga zjarret. Aleternim i sensibilizimit me masat asministrative e penale të Ligjit për Krimin Mjedisor.
Të gjithë bashkë, të ruajmë si sytë e ballit pyjet, monumentet dhe trashëgiminë tonë kombëtare!