Shërbim online, pa sportel dhe pa vonesa
Zv.ministri i Brendshëm Andi Mahila, shoqëruar nga Prefekti i Gjirokastrës Odise Kote, zhvilluan inspektime në 4 bashki të qarkut, për të parë nga afër ecurinë dhe adresuar problematikat në ofrimin e shërbimeve online.
#Përmet u pritën nga Kryetarja e Bashkisë Alma Hoxha, e bashkë me të vizituan zyrën e GJC në bashki. Inspektimet vijuan me takime në bashkinë #Këlcyrë ku u pritën nga Kryetari Klement Ndoni, në bashkinë #Tepelenë biseduan me Tërmet Peçin, e në #Memaliaj u pritën nga drejtuesi lokal Gjolek Guci.
Ndonëse në javët e para, procesi po ecën pozitivisht. Zv.ministri Mahila duke vlerësuar punën e kujdeshme të kryer bashkitë që kanë angazhuar punonjës për të ndihmuar qytetarët në nevojë, theksoi nevojën e kualifikimit të mëtejshëm të punonjësve të këtij shërbimi.
Nga 390 zyra të gjendjes civile, 150 prej tyre janë sportele fizike dhe pjesa tjetër sportele online, pa ndryshuar numrin total të shërbyesve të këtij shërbimi, që janë 524 punonjës. Në 150 sportele fizike, ofrohen vetëm ato shërbime që kërkojnë domosdoshmërisht prezencë fizike të qytetarëve, si regjistrim akti lindje, martese, vdekje, etj.
Në total, #MB ofron 8️⃣9️⃣ shërbime online.
Nga 1 maji 🇦🇱:
✅ Shërbim pa vonesa, pa pengesa, në çdo moment;
✅ Me një klik, administrata në shërbimin tuaj.