GËZUAR 28 NËNTORIN!
KOMBI e ka Shtëpinë tek Gjuha dhe Flamuri!
GËZUAR 28 NĒNTORIN!
Prefekti i qarkut Gjirokastër z.Odise KOTE në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër dhe Këshillin e qarkut Gjirokastër organizuan një sërë aktivitetesh me programe të larmishme, të titulluar: “Java e Flamurit”.
Koncerte, Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë, ekspozita, promovime librash, shfaqje filmash, etj krijuan një atmosferë të veçantë në Gjirokastër për gjatë gjithë javës.
Sot aktivitetet kulmuan me homazhet në Memorialin e Rilindasve, për të vazhduar më tej me aktivitetin kulturor “Të Falem moj Arbëri”, zhvilluar në kinemanë e qytetit.
Një ekspozitë: “110 vjet – Histori shqiptare e kartëmonedhave ndër vite u prezantua për publikun e gjerë.
Prefekti i qarkut në fjalën e tij, mbajtur për këtë rast, u shpreh se nga 28 Nëntori i vitit 1912 kanë kaluar 109 vjet mbushur me ngjarje, me zhgënjime, shpresa, me ndalesa dhe arritje ku natyrshëm Shqipëria e ka bërë evolucionin e saj të jashtëzakonshëm në epokën e lirisë, por sfidat dhe përgjegjësitë mbeten ende të mëdha e krejt të përbashkëta.
Për çdo bashkëkombas sot është një ditë feste, por gjithashtu është edhe ditë e kujtesës kombëtare, e amanetit të madh që Rilindasit tanë na e lanë për detyrë ta përcjellim ndër breza.
Gēzuar 28 Nëntorin e Lirisë!