Ceremonia zyrtare e Diplomimit të Kursit të lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen
![Ceremonia zyrtare e Diplomimit të Kursit të lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2021/12/260203286_262781969211558_8124661155758724561_n.jpg)
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise KOTE dhe prefekti i Qarkut Vlorë z. Flamur MAMAJ ishin ftuar të bëheshin pjesë e Ceremonisë zyrtare të Diplomimit të Kursit të lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, organizuar nga Ministria Shqiptare e Mbrojtjes.
Në këtë Kurs të lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen që u organizua nga Shqipëria si vend antar i NATO – s morën pjesë kursantë nga 7 vende të Europës si Gjermani, Itali, Greqi, Bullgari, Kroaci, Rumani e Spanjë, përfshi dhe kursantë shqiptarë.
Në këtë Kurs u diplomua edhe Drejtore e Prefekturave në Ministrinë e Brendshme Znj. Alma Mele.