115 vjet – “Nonda Bulka”, shkolla e parë shqipe në Përmet
Ditë e shenjtë, e paharrueshme në qytetin e trendafilave, diturisë, punëve të mbara, mikpritjes e lirikave qytetare të sazeve të magjishme që burojnë mjaltë e shkuar mjaltit – në Festën e Arsimit Përmetar.
Bashkë me Alma Hoxhën kryetaren – arsimtare, nënprefektin Edvin Tuçi, drejtoren e shkollës Anida Hajredini, të ZVA Anila Mihali, plejadën e arsimtarëve, mësuesve, me nxënësit e mrekullueshëm të shkollës e prindërit e tyre, nderuam me mirënjohje, vlerësuam me çertifikata nderi të gjithë brezat mësimdhënës e drejtues ndër vite.
Aktivitetet mbresëlënëse, minipanairet, dhe një koncert artistik – Homazh do të kujtohen gjatë nga përmetarët dhe ishnxënësit e kësaj shkolle, kaq të çmuar për arsimin kombëtar.
Si thotë Frashëlliu i madh Përmetar, Naim Frashëri ” … që dritë e diturisë përpara të na shpjerë!”