Komiteti i parandalimit të radikalizmit, terrorizmit e dhunës ndaj grave e vajzave
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise Kote zhvilloi ditën e sotme takimin e parë të Komitetit Rajonal të Parandalimit të Radikalizmit dhe luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në qarkun Gjirokastër.
Të pranishëm ishin presidente e organizatës “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza” znj. Iris Luarasi dhe drejtues të institucioneve shtetërore në nivel vendor, aktorë kryesorë në luftës ndaj fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Në fjalën e tij, Prefekti i Qarkut theksoi qëllimin e këtij Komiteti, i cili është identifikimi dhe referimi i rasteve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ndjekja e të gjitha veprimeve, masave dhe aktorëve të përfshirë në parandalimin e radikalizmit dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Gjatë takimit u miratua rregullorja e funksionimit të Komitetit Rajonal në të cilën janë të përcaktuara rregullat e brendshme të organizimit dhe funksionimit të këtij Komiteti.