Minimizimi i riskut dhe rrezikut në situatat problematike
![Minimizimi i riskut dhe rrezikut në situatat problematike](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2022/09/294221255_414152237407863_1492803770978072299_n-1.jpg)
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote në takimin me strukturat drejtuese të N/prefekturës Përmet, drejtues të Nj. Adm, të Pyje – Kullotave, të MZSH-së, Zonave të mbrojtura, të komisariateve të policisë e dy bashkive respektive ka kërkuar masa organizative, punë kapilare ne blegtorēt e fermerët, për të minimizuar riskun dhe rrezikun e zjarreve.
Performanca e çdo drejtuesi e institucioni ka thënë prefekti Kote nuk do të matet me shuarjen e zjarreve, por me faktin e mospatjes të asnjë cm zjarri në territorin e tyre.
Prefekti Kote ka kërkuar bashkëpunim, informim dhe masa konkrete e të përbashkëta nga të gjithë institucionet me objektivin e vetëm: Kontrollin mbi territor dhe zbatimin me përpikmëri të ligjit.