Shërbim sipas standarteve Europiane në pikëkalimet kufitare
![Shërbim sipas standarteve Europiane në pikëkalimet kufitare](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2022/09/295828077_421889813300772_520922925460580152_n.jpg)
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise Kote në takim me strukturat e policisë kufitare e doganore në Kakavije ka kërkuar standart europian në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, bashkëpunim tê pandërprerë me autoritetet greke dhe marrjen e masave të shtuara për përballimin e fluksit në rritje gjatë muajit gusht e ditëve të para tē shtatorit.
Drejtori Rajonal i kufirit dhe emigracionit Sokol Cana konfirmon takimet dypalëshe me autoritetet greke, masat e shtuara organizative dhe përgjigjien në të njëjtën kohë me sportele tē shtuara në të dy anët e kufirit, për rastet e shtimit të vizitorëve dhe automjetet e tyre.
Shërbimet që ofrohen janë tē shpejta, profesionale e korrekte duke eleminuar rradhët e gjata dhe problematikat gjatë kontrolleve.
Shërbim sipas standarteve Europiane, etikë komunikimi dhe respekt për Ligjin!