Takim në kuadër të projektit “Cultural Land”
Në kuadër të projektit “Cultural Land”, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit Interreg – IPA – CBC Grece – Albania, në datën 30 Gusht 2021, në ambjentet e Prefektit të Qarkut Gjirokastër u organizua Punëtoria e përbashkët me temë: “Ekspertiza dhe ngritja e kapaciteteve në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore”. Në këtë aktivitet morën pjesë ekspertë të trashëgimisë kulturore, ku u diskutua rëndësia e mjeteve ICT, në ruajtjen e ndërtesave të trashëgimisë kulturore.