Një emër rruge në nder të personalitetit të shquar Jorgo Bllaci
Poeti, përkthyesi, diplomati, personaliteti i shquar i kulturës shqiptare Jorgo Bllaci është tani emri i një rruge kryesore që përshkon Njësinë Administrative Lunxhëri.
Ky akt qytetërimi është përuruar sot me pjesëmarrjen e prefektit të qarkut Odise Kote, kryetarit të Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi dhe deputetes Artemis Malo.