Takim i veçantë me Konsullin e Përgjithshëm të Italisë në Vlorë
![Takim i veçantë me Konsullin e Përgjithshëm të Italisë në Vlorë](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2020/12/131416877_2689805481271087_7077271255097114100_n.jpg)
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise Kote priti në një takim të veçantë Konsullin e Përgjithshëm të Italisë në Vlorë znj. Iva Palmieri e shoqëruar nga Konsulli Italian i nderit në Gjirokastër z. Theodhori Bilushi.
Gjatë këtij takimi Prefekti vlerësoi kontributin e veçantë të shtetit italian në fusha të ndryshme në gjithë territorin e qarkut si dhe nevojën për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në fushën e arsimit, turizmit, trashëgimisë kulturore, turizmit të agrokulturës por edhe në ndihmën dhe ekspertizën për sa i përket bashkëpunimit për aplikimin dhe implemetimin e projekteve IPA ndërkufitare me interes të veçantë për rajonin tonë.