Projekti THEMA
Projekti THEMA ofron një zgjidhje për rritjen dhe zhvillimin e ZN duke përdorur teknologjitë e reja. Ky projekt krijon inovacione në tri nivele:
(i) Teknologjik, duke përfshirë një formë të re të sensorëve të vendndodhjes me bazë Bluetooth dhe një mekanizëm inovativ të shpërblimit gaming.
(ii) Përmbajtësor, duke shfrytëzuar dhe pasuruar rrugët ekzistuese, duke u ofruar qasje të hapur të përmbajtjes prej agjentëve turistikë dhe operatorëve turistikë.
(iii) Në nivel social, duke promovuar socializimin dhe fuqizimin e përdoruesve. Përdoruesit përfundimtarë të THEMA janë turistë që mund të përfitojnë nga zgjidhja në mënyra të shumta, ndërsa përfituesit përfshijnë, gjithashtu operatorët turistikë dhe agjentët turistikë si dhe profesionistët e turizmit në përgjithësi. Së fundi, autoritetet vendore (Bashkia dhe Prefektura) do të përfitojnë nga rritja e të turizmit në zonën e tyre.
Objektivi i përgjithshëm është i dyfishtë:
(i) Të përmirësoje përvojën e përgjithshme të përdoruesve që veprojne si turiste në rajonin ndërkufitar dhe
(ii) Të rritin trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit përmes teknologjisë bashkekohore dhe turizmit tematik, permes rritjes se interest te audiencës dhe ofrimin e shërbimeve të avancuara dhe cilësore për të gjithë. Inovacionet që THEMA krijon, adresojnë Objektivin e Posaçëm 2.1 nën Aksin Prioritar 2 dhe rezultojnë në përforcimin e përvojës së turistëve në zonën ndërkufitare dhe promovimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore përmes teknologjisë së re. Kjo çon në ofrimin e shërbimeve cilësore që mund të tërheqin audiencë të re (të rinjtë, tifozët e turizmit tematik) dhe zgjerojnë vizitën e tyre në këtë zonë, pasi përmes rrugëve tematike dhe aplikacionit celular paraqitet një sërë opsionesh dhe përmbajtjesh përdoruesit, ndërsa, përmes mekanizmit të shpërblimit, turistët kanë motive shtesë.
Një event nisje dhe një përmbyllës për të informuar përfituesit rreth paketave tematike THEMA dhe zgjidhjes teknologjike. Gjithashtu, organizohen evenimente të tjera promovuese për turistët dhe profesionistët e sektorit të turizmit, siç janë 2 fam trips dhe 2 ekspedita për demonstrim të shtypit dhe 2 lojëra të gjuetisë së thesarit.
• Një seri videosh prej 3 spotesh promocionale me kohëzgjatje të vogël dhe një paketë shtypi që do të shpërndahet në dy ekspozita/panaire ndërkombëtare si dhe një turne shtypi dhe materiale të tjera publicitare.
• Hartimi dhe hedhja në hartë e rrugëve që do të jenë pjesë e tre paketave tematike. Sensorët e zgjuar të vendndodhjes, me bazë Bluetooth, do të instalohen në të gjithë rrugët për navigim dhe shpërndarje në telefon celular të përdoruesit.
• Zhvillimi i aplikacionit për celular në Android dhe iOS, duke përfshirë rrugët, si dhe bashkëpunimin, shpërblimin dhe funksionalitetet e rekomandimit që mund t’u propozojnë përdoruesve rrugë të ngjashme me interesat, profilin ose kërkimet e mëparshme.
• Zhvillimi i funksioneve shtesë të integruara në aplikacionin celular për socializim dhe bashkëpunim midis përdoruesve. Këto funksionalitete përfshijnë: (i) inicimin dhe mirëmbajtjen e (hashtag) #THEMA në twitter dhe Instagram, ku përdoruesit mund të ngarkonin fotografi nga rrugët e tyre dhe të komentonin mbi fotot dhe postimet e përdoruesve të tjerë; (ii) të ftonin ose sfidonin një përdorues tjetër në eksplorimin kooperativ (iii) diskutoni me vendasit për një familjarizim më të thellë me zonën në një perspektivë natyrore, kulturore dhe etnografike.
• Përcaktimi i paketave tematike turistike. Profesionistët mund të shfrytëzojnë paketat tematike dhe rrugët e ofruara nga projekti THEMA si dhe komuniteti dinamik dhe përdorues i projektit THEMA me qëllim të promovimit të biznesit të tyre duke rritur konkurrueshmërinë e tyre në tregun e kërkuar të sektorit të turizmit.
• Përcaktimi i pakove shpërblyese virtuale dhe fizike dhe sfidat.