Shërbim sipas standarteve Europiane në pikëkalimet kufitare
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise Kote në takim me strukturat e policisë kufitare e doganore në Kakavije ka kërkuar standart europian në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, bashkëpunim tê pandërprerë me autoritetet greke dhe marrjen e masave të shtuara për përballimin e fluksit në rritje gjatë muajit gusht e ditëve të para tē shtatorit.
Drejtori Rajonal i kufirit dhe emigracionit Sokol Cana konfirmon takimet dypalëshe me autoritetet greke, masat e shtuara organizative dhe përgjigjien në të njëjtën kohë me sportele tē shtuara në të dy anët e kufirit, për rastet e shtimit të vizitorëve dhe automjetet e tyre.
Shërbimet që ofrohen janë tē shpejta, profesionale e korrekte duke eleminuar rradhët e gjata dhe problematikat gjatë kontrolleve.
Shërbim sipas standarteve Europiane, etikë komunikimi dhe respekt për Ligjin!