Takim në mbrojtje të rendit, pronës publike dhe të qytetarëve
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote ka kërkuar nga strukturat e pushtetit vendor, të MZSH-ve, të ZM, Pyje kulltoave, të policisë të N/Prefekturës Tepelenë – Memaliaj, bashkëpunim, përgjegjësi të shtuar, përkushtim e gadishmëri maksimale në kontrollin e territorit, përballimin me masa organizative të zjarreve dhe ruajtje e mbrojtje të pronës publike e private.
Punë kapilare në terren, b/punim me komunitetin e fshatrave, sistem informimi e lajmërimi dhe parandalim tē çdo krimi mjedisor, ka këmbengulur prefekti Kote në zbatim tē legjislacionit në fuqi.
N/Prefekti Avni Lala dhe drejtues të Institucioneve kanë kërkuar rritje tê bashkêpunimit me policinê e shtetit dhe ndëshkim të pirromanëve.
Në takim janē përcaktuar detyra konkrete në përballimin e situatēs së zjarreve sidomos gjatē kēsaj periudhe me temperatura të larta.