Takim mbi ndalimin e përdorimit të qeseve plastike
1 qershor 2022 – Hyn në fuqi LIGJI që ndalon përdorimin e qeseve plastike.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE në takimin me Grupin e Punës për kontrollin, monitorimin dhe administrimin e Ligjit Nr. 10463 dt.22.9.2011 “Për menaxhimin e mbetjeve urbane” i ndryshuar në Nenet 3, 4, 5 ka kërkuar tolerancë zero dhe përgjegjshmëri maksimale për të respektuar këtë fillim të ri të mardhënies së shoqërisë shqiptare me natyrën dhe të komunitetit të biznesit me klientët.
Prefekti KOTE ka kërkuar gjithashtu që të respektohen të gjitha standartet e vendosura në Ligj, duke kombinuar ndërgjegjësimin, kontrollin e vijueshëm me masat administrative e deri në penalitete për të gjithë kondravajtësist e shkelësit e tij.
Përfaqësues të Institucioneve përgjegjëse për zbatimin e Ligjit, të A.R.Mjedisit, të Doganës, të IShMTregut dhe Institucionet e tjera mbështetëse si pjesë e Grupit të Punës së Prefektit të Qarkut do të veprojnë sipas një Plan – Kalendari të përcaktuar me objektiva të qarta, duke raportuar çdo ditë ecurinë e procesit dhe duke ballafaquar çdo javë arritjet.
Ndërgjegjësimi qytetar, bashkëpunimi me OJF-të e shoqërinë civile, me komunitetet dhe mediat do të sjellë një klimë të re në mardhënien e njeriut shqiptar me natyrën, me qytetin e pastër, turizmin, me tokën dhe lumin. Të gjithë së bashku jemi pjesë e ndryshimit e këtij evolucioni të dëshiruar prej kohësh.