Çelet për herë sezoni turistik në Bashkinë Dropull
Traditë, dituri dhe besim – Çelet për herë sezoni turistik në Bashkinë Dropull
Me traditën e mrekullueshme dropullite të mikpritjes, nē Parkun Natyror të Sotirës, Bashkia Dropull organizoi për herë tê parë çeljen e sezonit turistik, mysafirë nga bashkitë fqinje të Greqisë së veriut dhe të Gjirokastrês, Finiqit, Sarandës dhe bizneset dropullite prezantuan produktet bio, gatimet tradicionale të zonës, si dhe punimet artizanale.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise Kote në fjalën e tij pasi vlerësoi nismën, kërkoi që turizmi të shndërrohet ne një motor të fuqishëm ekonomik për rritjen e standartit ekonomik dhe popullimin e fshatrave.
Pasuritë e jashtëzakonshme të Dropullit, investimet në infrastrukturë dhe bukuritë natyrore e hapësirat e gjelbëra në luginē duhet të shoqërojnë aktivitetet ne këtë sezon turistik.
Bashkia Dropull e ka gjetur rrugën e zhvilimit.
Turizmi prioriteti kryesor!