Dita Ndërkombëtare e Muzeumeve
![Dita Ndërkombëtare e Muzeumeve](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2022/09/280871956_369756545180766_3658241727254127274_n.jpg)
Prefekti i Qarkut z. Odise Kote, Kryetare e Këshillit të Qarkut Lindita Rova dhe Kryetar i Bashkisë Flamur Golemi, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeumeve nderuan në kështjellën e qytetit Ikonat e muzeologjisë gjirokastrite.
Bashkë me nderimin, prefekti Kote ka bërë apel ndaj pushtetit vendor për më tepër vëmendje, investim e mbështetje ndaj muzeumeve, ekspertizē shkencore në ndërtimin e tyre, cilësi në interpretimin e fakteve historike e dokumentit dhe performancë bashkëkohore të guidarëve dhe punonjësve të rrjetit të muzeumeve.
Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeumeve u shfaq dhe dokumentari “Lefter Dilo, personalitet i shquar i muzeologjisë shqiptare”.
E duam historinë e Gjirokastrës e të Shqipërisë!