Dita e Europës në Gjirokastër
Prefekti i Qarkut z. Odise Kote, Kryetare e Këshillit të Qarkut Lindita Rova dhe Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi ishin pjesë e një aktiviteti mbresëlënës organizuar nga Qendra Kulturore e Bashkisë Gjirokastër dhe Shkolla e mesme Artistike “Feim Ibrahimi”.
Ekspozita e nxënësve të shkollave 9 – vjeçare e të mesme “Europa është këtu”, Koncerti festiv i violinave me Hymnin e Europës dhe pjesë të zgjedhura orkestrale sollën mē afër ëndrrën e gjithë shqiptarëve, Integrimin Europian të Shqipërisë.
Shqipëria është Europë!