Ceremonia zyrtare e Diplomimit të Kursit të lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise KOTE dhe prefekti i Qarkut Vlorë z. Flamur MAMAJ ishin ftuar të bëheshin pjesë e Ceremonisë zyrtare të Diplomimit të Kursit të lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, organizuar nga Ministria Shqiptare e Mbrojtjes.
Në këtë Kurs të lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen që u organizua nga Shqipëria si vend antar i NATO – s morën pjesë kursantë nga 7 vende të Europës si Gjermani, Itali, Greqi, Bullgari, Kroaci, Rumani e Spanjë, përfshi dhe kursantë shqiptarë.
Në këtë Kurs u diplomua edhe Drejtore e Prefekturave në Ministrinë e Brendshme Znj. Alma Mele.