Së bashku për sigurinë e qytetarëve!
Prefekti i Qarkut Odise KOTE organizoi Koferencën rajonale “Rritja e parametrave të sigurisë në komunitet përmes angazhimit dhe ndërveprimit të të gjithë faktorëve me komunitetin”, me pjesëmarje e kryetarëve të bashkive, të DVPolicisë, ZVA arsimore, të shoqërisë civile, punonjësve socialë etj si dhe përfaqësuesve të Ambasadës Suedeze në Shqipëri.
Në të gjithë Prefekturën e Qarkut Gjirokastër, janë ngritur Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike që po funksionojnë me efektivitet e rezultate të vlerësuara. Thelbi i këtij funksionimit është: Siguria publike në rajon, ndërveprimi institucional, shkëmbimi i informacionit, puna e përbashkët sistematike, ndërgjegjësimi dhe shtimi i qytetarëve të devotshëm për zbatimin e ligjit dhe detyrimeve komunitare, rritja e besimit tek policia e shtetit, shëndeti dhe edukimi me vyrtytet më të mira të traditës e historisë qytetare, transmetim i këtyre vlerave nga njëri brez në tjetrin.
Në Koferencë u evidentua fakti se një botë që ndryshon shpejt, kur pasiguritë shtohen, në kohën kur informacioni dhe fenomenet embrionale të paraqitjes; gjeneza të çdo aspekti sjellin befasi e të papritura, veprimi dhe reagimi i KVSP duhet të rishihet nën një optikë të re. Qasja e tyre me problematikat konkrete të njeriut të thjeshtë, me “me rrjetin e gjërave të vogla” me të cilat përballet ai, duhet të bëhet koherent, inovativ, me inteligjencë veprimi dhe i përditësuar.
Ky është një process jo kaq i thjeshtë, por i gjatë, i vështirë, që kërkon kohë, angazhim, punë të përditshme pasi ka të bëjë me procese transformimi, përmirësim të steriotipeve dinamike të të menduarit, punë individuale e në grup, me ndryshime në mënyrën e jetesës, të sjelljes në komunitet, punë, shkollë, ambjente publike, por ky në fund të ditës është dhe Misioni ynë, shërbimi ndaj shoqërisë, atdheut e brezave.
Për këtë qëllim, Hartimi i Plan – Veprimeve të KVSP duhet të rivlerësohen për të mos qënë statik, shabllon, të pandryshueshëm, por një Plane – Veprimi dinamike, të mençura, në sinkron e paraprijëse të situatave konkrete në terrenin ku veprojnë njerëzit, fëmijët, të rrinjtë, ku vepron mësuesi, punonjësi social. inspektori i zonës, njësia e mbrojtjes së fëmijve, etj,etj.
Fjala kyç e këtij Plan – Veprimi është dhe duhet të jetë PARANDALIMI.
Parandalim përmes edukimit dhe masave e punës organizative e mbrojtëse, me të cilat duhet të merremi përditë. Parandalim i fenomenit negativ, i qasjes agressive e joligjore, sjelljeve antishoqërore, parandalim i dhunës, urrejtjes, fenomeneve të vjedhjes, dëmtimeve, zjarrvënieve etj.
Punojmë sëbashku për një jetë më të sigurt!