Së bashku për një SHQIPËRI të pastër!
![Së bashku për një SHQIPËRI të pastër!](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/255895783_255966356559786_3238303637625861628_n.jpg)
Prefekti i qarkut z. Odise KOTE në takim me shtabet e “Planit për pastrimin e territorit të Qarkut Gjirokastër” ka kërkuar zhvillim të përgjegjësisē nga çdo drejtues, marrjen e masave sipas territorit përkatës, organizim kapilar dhe raportim konkret tē punës së kryer.
Pastrimi ka nisur nga 7 bashkitë e Qarkut në hot – spotet problematike duke bashkëpunuar edhe me faktorët e bizneset private. Bashkitë kanë përcaktuar hartën e pastrimit në territor për të gjithë Ndërmarjet e Institucionet në vartësi.
Drejtoritë rajonale dhe Agjensitë lokale përgjatë një muaji, do të pastrojnë territoret përreth institucioneve të tyre, ndërkohë që shkollat 9 – vjeçare do të kujdesen për territoret e shkollave ndërsa gjimnazet kanë të përcaktuar si territor hapësirat publike, brigjet lumore etj. Planit Kombëtar të Pastrimit i është bashkuar edhe Universiteti “Eq’rem Cabej”, DVP Shtetit dhe Forcat e ndërhyrjes së shpejtë.