Konferenca Rajonale “Turizmi dhe ekoturizmi në rajonin tonë, arritje, sfida dhe perspektiva”
![Konferenca Rajonale “Turizmi dhe ekoturizmi në rajonin tonë, arritje, sfida dhe perspektiva”](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/258234861_259115709578184_3017158450095729549_n.jpg)
Prefekti i qarkut Odise Kote ishte pjesë e Konferencës Rajonale “Turizmi dhe ekoturizmi në rajonin tonë, arritje, sfida dhe perspektiva”, organizuar nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës.
Në Konferencë ishin të pranishëm kryetarë të bashkive, drejtues institucionesh, operatorë turistike, përfaqësues të AZHBR-së, të biznesit etj. të cilët sollën eksperiencat e tyre në këtë drejtim. Ata kërkuan hartimin e një strategjie të qëndrueshme e tē mirëstudiuar për turizmin si dhe krijimin e një Brand – i rajonal, që do të përfaqësonte rajoni jugor në tregjet turistike, brenda dhe jashtë vendit.
Prefekti i qarkut z. Odise Kote në kumtesën e tij kërkoi nga bashkitë që të fokusohen në nxitjen e mbështetjen biznesit turistik drejt një produkti autentik, duke respektuar identitetin dhe traditën shqiptare. Konferenca, me idetë dhe eksperiencat e bashkive përcaktoi dhe detyra konkrete për të ardhmen.