Takimi i KMC
Me pjesëmarrjen e ministres së Mjedisit e Turizmit Mirela Kumbaro, Prefektit i qarkut Odise Kote zhvilloi takimin e KMC të qarkut Gjirokastër me fokus “Puna e kryer dhe masat e marra për Parandalim, Përgatitje e Mbrojtje të komunitetit nga fatkeqësitë natyrore në kohën vjeshtë dimër 2021-2022”.
Riorganizimi i shtabeve të M. C të bashkive, bashkëpunimi e monitorimi i situatave e zonave me risk rreziku, ngritja e kapaciteteve profesionale të strukturave, zinxhiri sinjalizues dhe reagues ndaj situatave dhe marrja e të gjithë masave parandaluese të risqeve të rrezikut ishin objekt i raportimeve dhe diskutimit në takim.
Detyra konkrete u përcaktuan me synim krijimin e një baze të qëndrueshme për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike, ujē të pijshëm, ushqim për bagëtitë e gjënë e gjallē, për rrugë të hapura e të qarkullueshme gjatë gjithë kohës vjeshtë – dimër 2021- 2022 në të gjitha rrugët kombëtare apo rurale të qarkut Gjirokastër.
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro theksoi vëmendjen, kujdesin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare ndaj kërkesave të drejta të kryetarëve të shtabeve të bashkive për fuqizim të kapaciteteve reaguese dhe investime në terren, në infrastrukturën rrugore sidomos në zonat rurale, në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, të rezervuarëve, sistemet e ujitjes etj.
Ministrja Kumbaro kërkoi pjesëmarrje aktive të të gjithë faktorëve ndikues në sensibilizimin e ndërgjegjēsimin e komunitetit si dhe përgjegjësi e hapa konkretë për edukimin ligjor dhe informimin publik.