Zbatimi i ligjit në territor
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE, zhvilloi në Tepelenë takimin me strukturat vendore përgjegjëse për territorin, drejtues të bashkive Tepelenë e Memaliaj, Policinë e Shtetit, Inspektoriatit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Territorit, Administratës së Zonave të Mbrojtura si dhe strukturat përgjegjese për pyjet dhe kullotat pranë njësive vendore Tepelenë e Memaliaj.
Kryefjala: Kontroll i plotë i zbatimit të Ligjit nê territor, Parandalim i kundravajtjeve administrative e penale, rritja e kapaciteteve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e tij nga aktivitetet e paligjshme të shfrytëzimit pa kriter të hapësirave publike e private, burimeve ujore, natyrore dhe pasurive të përbashkëta turistike.
Mobilizimi i Forcave të Policisë dhe IKMT, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat vendore në qark është shumë i rëndësishëm për të parandaluar zhvillimin e aktiviteteve të reja të paligjshme por edhe për ti dhënë fund atyre që deri më tani kanë funksionuar në kurriz të kostos së përbashkët publike.
Ne kemi detyrimin t’i kthejmë qytetarëve besimin se ligji funksionon në mënyrë të barabartë për të gjithë, si për zonat rurale por edhe për ata që përfitojnë nga zhvillimet e territorit në zonat urbane.
Ndërtimet pa leje, gjuetia pa kriter, prerja e pyjeve, keqshfrytëzimi i zonave të mbrojtura dhe i hapësirave publike janë krime ndaj territorit dhe janë të dënueshmë me ligj.
Është koha t’ju themi stop shkeljeve të ligjit në territor, të veprojmë e punojmë sëbashku në drejtim të përmbushjes së detyrimeve dhe marrjes së përgjegjësive që na takojnë.