Vërtetimi i dokumenteve për përdorim jashtë vendit
Pranë Zyrës së Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara në institucionin e Prefektit të qarkut Gjirokastër kryhet legalizimi i çertifikatave të leshuara nga zyrat e gjendjes civile në qark si dhe dokumenteve të tjera të lëshuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore në qark, për përdorim jashtë vendit.
Njoftim: Prej datës 06.01.2020 , vërtetimi i dokumenteve të lëshuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore do të kryhet nëpërmjet Postës Shqiptare dhe postave private, të cilat e mundësojnë këtë shërbim. Institucioni i Prefektit të Qarkut Gjirokastër ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Postën Shqiptare dhe ato private, në mënyrë që vërtetimi i dokumenteve për përdorim jashtë vendit të kryhet nëpërmjet një shërbimi të shpejtë dhe të besueshëm.