Zyrat e Arkivit të Gjendjes Civile pranë institucionit të Prefektit të Qarkut:

  • Zbatojnë metodikat e hartuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile;
  • Administrojnë arkivin e regjistrave dhe të akteve të gjendjes civile, nivel qendër qarku;
  • Lëshojnë çertifikata të shërbimit të gjendjes civile, për dokumentet që administron vetë zyra, me kërkesë të personit të interesuar ose të zyrës së gjendjes civile në bashki /njësi administrative;
  • Ju japin të dhëna institucioneve shtetërore dhe personave juridikë privatë, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
  • Pranojnë dhe shpërndajnë në zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative njoftimet, që vijnë nga institucionet e tjera shtetërore dhe anasjelltas;
  • Kontrollojnë veprimtarinë e zyrave të gjendjes civile në bashki/ njësi administrative dhe u propozojnë organeve përkatëse marrjen e masave të nevojshme;

Pranë institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër funksionojnë tre zyra të arkivit të gjendjes civile. Zyra e Gjendjes Civile pranë institucionit të Prefektit të qarkut Gjiokastër, zyra e N/Prefekturës me seli në Tepelenë dhe zyra e gjendjes civile e N/Prefekturës me seli në Përmet.

LIGJI Nr. 10129, datë 11.5.2009 “PËR GJENDJEN CIVILE”.pdf

LIGJ Nr. 134/2016 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 129, DATË 11.5.2009, “PËR GJENDJEN CIVILE”, TË NDRYSHUAR.pdf