Këshillat vendorë të sigurisë publik
Këshillat vendorë të sigurisë publike – si një mision dhe investim për klimë promovuese të brezit të ri me veti e vyrtyte qytetare, europiane.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise Kote organizoi takimin me drejtues të njësive vendore dhe të policisë së shtetit për njohjen dhe zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për “Përbërjen, rregullat e hollësishme të organizimit e funksionimit të Këshillave vendore të sigurisë publike si dhe të Këshillit Kombëtar për sigurinë në komunitet”. Në këtë takim morrën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Prefekturave në Ministrinë e Brendshme z.Arben Xhaferri si dhe ambasadori i prezencës së OSCE –së në Shqipëri z.Michel Tarran.
Prefekti Kote në fjalën e tij tha: “Fjala Kod në të gjithë këtë proces është është fjala Edukim. Investimi në edukimin e nxënësve të shkollave, duke iu rikthyer traditës më të mirë shqiptare të edukimit dhe mësimit, duke nga nisur nga familja e më pas në të gjithë hallkat e procesit është një nga punët më të rëndësishme për mirërritjen e nxënësve në të gjithë ciklet e shkollave tona”.
Drejtori i Përgjithshëm i Prefekturave në Ministrinë e Brendshme z.Arben Xhaferri spjegoi me detaje elementët e VKM -së për ngritjen e Këshillave Vendore të Sigurisë Publike, afatet kohore, pjesëmarrësit, rolin e gjithsecilit në këtë process.
Ambasadori i prezencës së OSCE –së në Shqipëri z.Michel Tarran u shpreh: “Është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë aktorët e faktorët si dhe komuniteti që rendi dhe siguria nuk janë vetëm punë e policisë së shtetit. Se pari ato janë investime të shoqërisë për vetveten, janë kontibut i gjithësecilit për një jetë më të sigurtë, të mbrojtur nga krimi e pasiguria.”
Në takim pjesëmarrësit ngritën problematika të ndryshme në lidhje me funksionimin e Këshillave vendorë të sigurisë publike dhe rolin e faktorëve të ndryshëm në këto këshilla.