Takimi i KMC-së së Qarkut Gjirokastër
U zhvillua sot më datë 17.07.2024 takimi i KMC-së së Qarkut Gjirokastër. Në këtë takim, në kontekst të situatave emergjente të shkaktuara nga zjarret në bashkitë Dropull, Gjirokastër dhe Përmet si dhe porosive të Ministrit të Brendshëm z. Taulant Balla të lëna gjatë inspektimit të bërë në bashkinë Dropull, u analizua puna e bërë deri tani si dhe u përcaktuan detyrat për periudhën 15 korrik dhe në vazhdim.
Prefekti i qarkut z. Odise Kote në fjalën e tij, pas një analize të detajuar përcaktoi disa detyra si më poshtë:
1. Hartimi i urdhërit të Kryetarit të Bashkisë, për caktimin e drejtuesit të opreracionit në rastet e fatëkeqësive, miratimit tê Planit të Veprimit duke i dhēnê prioritet rolit të drejtuesit të operacionit, pasi është personi nga do të koordinohen gjithë veprimet në terren.
2. Paisja e efektivit zjarrfikës me mjete të përdorimit personal, për ndërhyrje ne raste zjarresh, shpenzimet e fondit të kushtëzuar për Mbrojtjen Civile të përdoren me efikasitet pasi ngjarjet e fundit dëshmuan se u rrezikua jeta e efektivëve zjarrfikës.
3. Ndjekjen në kohë reale të situatës së zjarreve, sidomos në fazën e parë të konstatimit të vatrës së zjarrit dhe angazhim të menjëhershëm të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, koordinimin të veprimtarisë së institucioneve dhe strukturave që veprojnë në nivel bashkie, me qëllim parandalimin, dhe përgjigjen në kohë sa më të shpejtë.
4. Solidaritet të bashkive, kur ngjarjet marrin përmasa të mëdha.
5. Paisja e forcave zjarrfikëse me mjeteve të komunikimit në operacione ( përdorimi iradiove), pasi përhapja e vatrave të zjarreve në një territor shumë të madh vështirëson komunikimin dhe koordinimin e veprimeve të forcave operacionale në terren.
Gjatë takimit pati diskutime nga të pranishmit, ku dolën problematika gjatë përmbudhjes së misionit në mbrojtjen e gjësë më të shtrenjtë, jetës së qytetarëve.