Takimi i Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”
Parku Kombëtar lumi Vjosa dhe rrugëtimi drejt statusit “Pasuri e Trashëgimisê Kulturore Botërore në UNESCO”
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote ishte pjesē e dëgjesës dhe konsultimit publik të organizuar në resortin Uji i ftohtë Tepelenë, nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit.
Në këtë konsultim morrën pjesë përfaqësues të katedrave universitare të Tiranës, atij Bujqësor, tē Gjirokastrës, drejtues të pushtetit vendor, tē ECCO Albania, OJF, shoqërisê civile, banorë tē zonave ku kalon lumi Vjosa etj.
Daniel Pirushi, drejtore e përgjithshme e zonave tê mbrojtura spjegoi konceptet bazë “Biosfera dhe individi”, puna që po kryhet për hartimin e Planit të menazhimit të integruar të lumit Vjosa Park Kombëtar, si dhe gjithë procesin e hartimit tē aplikimit tē këtij Parku për pranimin nē UNESCO si Pasuri e Trashêgimisë Kulturore Botërore.
Prefekti i Qarkut z. Kote foli për punën e përbashkët që po kryhet me pushtetin vendor, drejtoritë e institucionet, shoqërinê civile, OJF – të e komunitetin për krijimin e një kulture të re tē sjelljes e menazhimit tē lumit Vjosa si shans e mundësi për turizmin bio, agroturizmin, rritjen e potencialit ekonomik té rajonit.
Profesorë nga universitete të vendit referuan mbi dobitë dhe risqet e Parkut Kombëtar lumi Vjosa, mundësitë e shmangies të gabimeve në menaxhim, duke ofruar alternativa e zgjidhjet e tyre konkrete. Takimi i sotëm ishte në vazhdën një turi të gjatē tê dêgjesave e konsultimeve publike të realizuara nga Ministria eMjedisit e Turizmit.