Takimi mbi masat e marra për një sezon turistik të sigurtë
Kontroll ligjor në çdo centimetër të territorit për një standart europian të sigurisë publike gjatë sezonit turistik 2024.
Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut z. Odise Kote, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Qarkut Dino Selimi, n/prefekti Edvin Tuçi, kryetarëve të bashkive Alma Hoxhai, n/kryetarit bashkia Kelcyrë Dorian Kasaj drejtuesve të komisariateve të policisë, të zonave të mbrojtura, pyje – kullota, njësive adminastrative, MZSH-ve, drejtues vendorë të bashkive Përmet e Kelcyrë u zhvillua takimi mbi punën e kryer dhe masat e marra për një sezon turistik të sigurt, pa zjarre, pa bimë narkotike, pa dëmtime të pyjeve e monumenteve natyrore.
Pjesëmarrësit raportuan të arriturat e deritanishme dhe organizmin e duhur e detyrat në vijim. Bashkëpunimi e bashkërendimi i punës, shkëmbimi i informacionit, marrja e masave e veprimi nê kohê optimale u vlerësua si kyç i suksesit.
Prefekti Kote kërkoi nga gjithë faktorët veprues në terren bashkëpunim konkret e të detajuar, tolerancë zero ndaj shkelësve të ligjit dhe vigjilencë e informacion në kohë reale për policinë e shtetit e organet ligjzbatuese. “PARANDALIMI – u shpreh prefekti Kote, është misioni ynë i përbashkët për kontroll në çdo cm të territorit e standart europian të sigurisë publike”.
Në takim u ngritën probleme që kërkojnë zgjidhje dhe u përcaktuan detyra konkrete e specifike për muajt në vijim.