80-vjet Kongresi Historik i Përmetit
Mes luleve, këngëve partizane dhe bukurive përmetare, qindra veteranë, pjestarë të familjeve të deshmorëve nga e gjithë Shqipëria, qytetarë përmetarė nderuan Kongresin Historik, ngjarjen madhore që përcaktoi fatin e luftës çlirimtare për liri, në kulmin e luftës së dytë botërore.
Kryetarja e bashkisë Alma Hoxha, Prefekti i Qarkut Odise Kote, Kryetari i veteranëve të LANÇ Hulusi Hako, Kryetari i Qarkut Dino Selimi e historiani Kastriot Bezati evokuan ngjarjen madhore dbe folën për rëndësinê historike të Kongresit të Përmetit.
Pjesëmarrësit në Festën e 80 vjetorit shkuan më pas në Shtëpinē e Kongresit ku u njohën nga afër me materiale e dokumente orgjinale të kësaj ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve e Heronjve të Atdheut!