Libohova – Monument i xhevahireve të natyrës
Në Ditën e Muzeumeve dhe Ditën Botërore tê Agroturizmit, Bashkia Libohovë dhe DRKK Gjirokastër, organizuan Festën e trashëgimisë dhe përcjelljes së saj në breza, në Kalanë e rivitalizuar të Shanishasë.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote, kryebashkiaku Leonard Hide dhe drejtori i DRKK Gjirokastër Ardis Duka, theksuan rëndësinë e madhe të njohjes e transmetimit të vlerave të trashëgimisë historike e kulturore si dhe traditën e agroturizmit tek nxënësit e shkollave e të rrinjtë.
Nxënësit e shkollave 9- vjeçare dhe artistët e qytetit kënduan e kërcyen siç dinē vetëm ata, duke shijuar më pas panairin e artizanatit e gatimet e mrekullueshme të kulinarisë.
Një komb që ruan traditën e trashëgiminë historike e kulturore jeton në shekuj!