Takim me brezat e rinj
ATDHEU – është ëndrra dhe aspirata e çdo nxënësi, brezit më të ri të Shqipërisë.
… miqtë e çmuar sot në zyrën time, i prita krahëhapur: Ejani arkitektët, shkrimtarët, ekonomistët, doktorët, inxhinierët, gazetarët, deputetët, kryetarët, prefektët, ministrat e kryeministrat e ardhshëm të Shqipërisë!
Pasi iu tregova punët e Prefekturës, biseduam si shokë të ngushtë për mësimet, lojërat, botanikën, lumin, malin, aventurat e fundjavës, biçikletat, herbariumet, kafshët shtëpiake, aktivitetet, konkurset, muzikën, sportet, eskursionet, ëndrrat dhe dëshirat e gjithësecilit.
Ishin nxënës të shkollës fillore, por mësimet, informacioni,horizonti, aspirata, guximi dhe dashuria për Gjirokastrën e bukur dhe Shqipërinë ishin të pakufishme!
Faleminderit!