Takimi përmbyllës i projektit Polyphonia
![Takimi përmbyllës i projektit Polyphonia](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2022/04/277581483_338121138344307_3307418621012785399_n.jpg)
Prefekti i Qarkut Gjirokastër organizoi takimin përmbyllës në kuadër të projektit Polyphonia, projekt IPA i Bashkimit Europian ku partnerë janë: Shoqata e bashkive te Epirit Janine, Qendra UET, Drejtoria e Trashegimise Kulturore Vlorë dhe Bashkia Dropull.
Koncertet e grupeve të Qarkut Gjirokastër u shoqëruan me kumtesat shkencore të përgatitura nga Dr. Ermir Nika, studiuesit Stefan Arseni, Sejmen Gjokoli e Kristo Kiçaqi.
Trashëgimi brez pas brezi i Polifonisë si një fondament bazik i ekzistencës kombëtare, ruajtja e pastërtisê së identitetit, futja e Folklorit në sistemin arsimor dhe zhvillimi i tij edhe si faktor i zhvillimit të turizmit dhe ekonomive lokale – ishin ndër konkluzione kryesore të këtij takimi.
E duam me përulësi, e zhvillojme dhe e ruajmë si sytë – Gjuhën, Këngën, Identitetin tonë Kombëtar!