Realizime dhe Investime Madhore
Sipas traditës, bashkë me një grup gazetarësh bëmë bilancin e investimeve të realizuara në Qarkun Gjirokastër. Çdo bashki e Qarkut, në vetvete është kthyer gjatë vitit 2021 në një kantier të madh ndërtimi, me pune e projekte në çdo cep, investime këto të realizuara me fondet e veta. Ndërsa për investimet madhore, Kryefjala e këtij Bilanci është: Vëmëndje, Mbështetje dhe Investime të rëndësishme nga Qeveria Shqiptare për Qarkun Gjirokastër!
1- Ndërtimi i by passit në Qendrën Historike Gjirokastër.
2- Ndërtim i Parkingunt dhe hapësirave mbështetëse në sheshin C.Topulli, Gjirokastër.
3- Sistemim, zgjerim, asfaltim rruga Përmet – Çarshovë.
4- Rikonstruktimi i rrugëve të Kalasë Ali Pashës përgjatë hyrjes së kalasë në bashkinë Tepelenë.
5- Rikonstruksioni i rrugës Salari – Nivicë në bashkinë Tepelenë.
6- Sistemim, asfaltim i rrugës Lekdush – Bënçë, Tepelenë loti i II.
7- Ndërtimi i rrjetit të Muzeumeve në Bashkinë Gjirokastër.
8- Projekti i Zhvillimit të Integruar Urban e Turistik në Bashkinë Përmet.
9- Rikonstruksioni i rrugës Kuç – Gusmar në Bashkinë Tepelenë.
10- Rehabilitimi i rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm, fazë e dytë, Bashkia Gjirokastër.
11- Përfundimi i aksit rrugor nacional Kardhiq – Delvinë.
12- 32 Qendra të reja shëndetësore në Qarkun Gjirokastër.
13- Investime dhe përmirësime të ndjeshme në Infrastrukturën, Logjistikën dhe burimet njerëzore të Emergjencave Civile.
14- Investime dhe përmirësime të ndjeshme në Bujqësi, rrjetin e kanalizim – kullim, rezervuarëve, subvensioneve për fermerët e blegtorët.
15- Investime në OSHE – në rajonale në sistemin e rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Qarkun Gjirokastër.
16- Në fushën e Turizmit – Oferta turistike e Qarkut Gjirokastër është rritur ndjeshëm dhe është konkuruese në tregjet rajonale.
17- Numri i vizitorëve është rritur duke kapërcyer kohën e para pandemisë. Rajoni po shkon drejt një BRAND – i të vetëm Vizit – Gjirokastra.
18- Investime të rëndësishme për rehabilitimin dhe mbrojtjen e lumit Vjosë.
19- Revolucion në fushën e mjedisit e pastrimit. I gjithë Qarku është në Aksionin Kombëtar të Pastrimit, për një Mjedis të pastër dhe tërheqës.
Viti 2022 do të ketë sfida dhe investime të reja!