Parandalim dhe masa organizative për emergjencat verore
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE, njëherësh dhe kryetar i KMC , zhvilloi takimin e Komisionit për emergjencat verore.
Objekti i takimit.
– Analiza e situatës së zjarreve të ndodhura në pyje , kullota dhe hapësira të tjera gjatë periudhës Qershor – Shtator 2020 , përballimin e tyre shkaqet si dhe problematikat .
– Masat e mara nga institucionet dhe NJVQV , për përgatitjen , parandalimin , mbrojtjen dhe përgjigjen ndaj situatave emergjente që mund të shkaktohen nga zjarret për periudhën në vazhdim Qershor – Shtator 2021.
Në fjalën e tij Prefekti i Qarkut kërkoi ndjekjen me prioritet dhe angazhim maksimal në vazhdimësi të detyrave :
– Funksionimin në një nivel të lartë të KMC të bashkive , Institucioneve.
– Hartimin e planit të masave si dhe planit të veprimit për parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente.
– Rifreskimin e planeve të gatishmërisë për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret.
– Organizimin e zbulimit ,lajmërimit të saktë dhe në kohë të situatave nga strukturat e caktuara për këtë qëllim.
– Organizimin e bashkëveprimit midis strukturave operacionale të MC për ndërhyrje në shuarjen e zjarreve.
– Planifikimin e masave efektive , rritjen e gatishmërisë të forcave e mjeteve operacionale.
– Kryerjen e punimeve paraprake për pastrimin dhe mbajtjen në funksion të rrugëve që të çojnë në brendësi të pyjeve dhe zonave turistike për manovrimin e mjeteve zjarrfikëse , në mënyrë që të veprojnë sa më afër vatrave të zjarrit.
– Informimin dhe sensibilizimin e opinionit publik me të gjitha format në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi për rrezikun që vjen nga zjarret, organizimin e takimeve, përgatitjen dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve, tabelave treguese në hyrje të zonave të mbrojtura dhe ato turistike
– Vlerësimin e situatave për angazhimin në operacione të kapaciteteve në forca e mjete për menaxhimin e ngjarjeve si dhe kërkesave për mbështetje në rastet e pa mundësisë të përballimit të vatrave të zjarrit me përmasa të mëdha .
– Organizimin e trajnimeve me strukturat e MC
– Bashkëpunimin në mënyrë të veçantë me strukturat e policisë së shtetit në qark për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë zjarrvênësve etj.
Në përfundim të takimit pjesëmarrësit u njohën me planin e masave dhe planin e veprimit të Prefektit të Qarkut si dhe rekomandimet për këtë qëllim.