Kontribut për komunitetin PAK
![Kontribut për komunitetin PAK](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2020/10/121037376_2629334503984852_5917607159928622952_o.jpg)
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka qenë i pranishëm në shpërndarjen e një pjese të donacionit të fondacionit italian “Corpi Sanitari Internazionali” për një kategori fëmijësh me aftësi të kufizuara para dhe tetraplegjikë. Kryetarja e Shoqatës IPT Gjirokastër Znj. Vjollca Koko ka përcjellë falenderimet në emër të shoqatës që drejton ndaj fondacionit italian “Corpi Sanitari Internazionali” për kontributin e tyre si dhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të institucionit të Prefektit të qarkut Gjirokastër për shtresat në nevojë.
Prefekti i qarkut z. Aliaj nënvizoi se do të vazhdojë të mbështesë dhe përkrahë shoqatat e institucionet që kujdesen për integrimin dhe funksionimin e plotë të njerëzve me aftësi ndryshe, si një pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë sonë.