Vizitë në gjimnazin “Asim Zeneli”, Bashkia Gjirokastër
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka inspektuar nga afër gjimnazin “Asim Zeneli” në bashkinë Gjirokastër, në të cilin është kryer së fundmi një investim që ka bërë të mundur përmirësimin e kushteve infrastrukturore të kësaj shkolle. Gjatë takimit me drejtoreshën znj. Alma Malaj dhe me mësuesit e gjimnazit “Asim Zeneli”, Prefekti i qarkut theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me njësinë e vetëqeverisjes vendore për vënien në gatishmëri të të gjitha ambienteve të gjimnazit “Asim Zeneli” brenda datës 16 shtator, e cila përkon me datën e fillimit të vitit të ri arsimor. Prefekti i qarkut vlerësoi punën e bërë ndër vite nga ana e stafit pedagogjik në këtë institucion arsimor të rëndësishëm e plot vlera historike nga i cili kanë dalë personalitete të shquara si shkrimtari i njohur Ismail Kadare. Gjithashtu Prefekti theksoi edhe një element të rëndësishëm, atë të rolit të oficerit të sigurisë në shkollë, i cili synon rritjen e sigurisë për parandalimin e dukurive negative.