1 tetori – dita kushtuar të moshuarve
Dhuro dashuri si për nënën dhe babain tënd!
Prefekti i Qarkut z. Odise Kote dhe kryetari i Bashkisë z. Flamur Golemi ishin pjesë e festës së 1 tetorit, ditë kushtuar të moshuarve e sidomos kategorisë pa mbrojtje sociale.
Kjo është një ditë apel për gjithë shoqërinë shqiptare, u shpreh prefekti Kote, për Institucionet, OJF-të, biznesin, nxënêsit e shkollave, tē rrinjtë e çdo qytetar për të dhuruar më shumë dashuri e ngrohtësi njerëzore.
Kryebashkiaku Golemi evidentoi punën plot përkushtim, humanizëm e dashuri qê bën stafi i shtêpisê së të moshuarve në Gjirokastër duke dhënë edhe lajmin e mirë të investimit pēr sistemin e ngrohjes nē krejt godinën.
Në këtë Institucion janë kryer investime të rëndësishme në funksion të përmirësimit të jetēs të banorëve të saj.