Përmeti feston Ditën e Çlirimit!
![Përmeti feston Ditën e Çlirimit!](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2022/09/306490535_450474723775614_8006204116831693533_n.jpg)
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise Kote ishte pjesë e veprimtarive që Bashkia Përmet organizoi sot në festën e bukur të 13 shtatorit, Ditës së madhe të Çlirimit.
Veteranë e pasardhës, familjarë të dëshmorëve, organizata dhe veprimtarë, qytetarë përmetarë u mblodhën në sheshin qëndror dhe vendosën kurora me lule të freskëta për të nderuar tërënët dhe Ditën e Çlirimit.
Kryetare e Bashkisë Alma Hoxha evokoi luftën dhe gjakun e derdhur të bijve e bijave
përmetarë si dhe plotësimin e amanetitit tê tyre në ditët tona. Tomor Kotori në emër tê familjeve të dëshmorëve u zotua se vepra e tyre nuk do të harrohet kurrë, por do të transmetohet nga njëri brez në tjetrin.
Prefekti i Qarkut Odise Kote theksoi faktin që 13 shtatori është ditë e shënuar e kujtesës dhe historisë tonê kombetare. Aspirata e lirisë, më tepër se në çdo vend tjetër është pjesë e ADN – së për çdo përmetar, prej Rilindjes Kombetare me tê mëdhenjtë Frashërlinj e deri në ditët tona.